Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh njohës i çështjeve juridike, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë vendimin që mori ditë më parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të anuluar pakot e zarfeve të ardhura nga Serbia. Ai ka paraqitur faktet dhe provat që Supremja duhet vërtetuar edhe një herë vendimin e PZAP-it që të mbrohen votat e rregullta dhe ushtrimi i së drejtës individuale të votuesve. “Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga diaspora për arsyet se: Te pakot nga Serbia nuk ka ndodhur fare votimi individual, pra fare nuk është zbatuar neni 97, ka shkruar ndër të tjera. Xhevdet Smakiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …