Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë në pritje të konfirmimit të Gjykatës Supreme për fillimin e rinumërimit të 1 472 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e Panelit për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, ka thënë Valmir Elezi për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …