Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës dhe ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”. Ilustrim i këtyre deklaratave ka qenë Kosova dhe Krimea. “Krahasoni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe nuk ka pasur referendum në Kosovë. Megjithatë Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …