Vitia me projekt konkret në zhvillimin e sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Menaxheren e Projektit “Promovimi i Sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike në Viti”, Nita Ferizi Sadiku. Me këtë rast në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe Zyrtari Komunal, Granit Abdyli është biseduar rreth implementimit të këtij projekti që ka filluar në Viti dhe që do të zgjasë për 9 muaj. Sipas znj. Ferizi Sadiku, përfitues të këtij projekti do të jenë 40 fermerë vitias, të cilët do të përfitojnë njohuri në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve në fushën e Bimëve Mjekësore Aromatike si dhe në plasimin e produkteve të tyre në treg. Ajo shtoj se në kuadër të këtij projekti që kap shifrën e 18 mijë e 500 eurove fermerët përfitues nga Vitia do të përfitojnë edhe njohuri në metodologjinë e kultivimit dhe vjelljes së bimëve mjekësore aromatike të egra të cilët gjendën në natyrë pa i dëmtuar ato. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi që me këtë kultivuesit e bimëve mjekësore aromatike do të përfitojnë njohuri të mjaftueshme për të zhvilluar këtë sektor të rëndësishëm. Përndryshe bëhet me dije se gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë ku parashihet pjesëmarrja e aktërve që merren me bimë mjekësore aromatike në mesin e tyre edhe të atyre që merren me eksportimin e tyre jashtë vendit. Ndërkaq lanësimi i këtij projekti pritet të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm. Projekti në fjalë është në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor që financohet nga Bashkimi Evropian (ReLOad) dhe zbatohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …