Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve filloi zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë. Eugen Cakolli nga KDI për KosovaPress ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani. Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …