Protestuesit katalunjas bllokuan autostradën afër qytetit Girona duke ndaluar mijëra makina dhe kamionë

Protestuesit katalunjas bllokuan autostradën afër qytetit Girona duke ndaluar mijëra makina dhe kamionë

Protestuesit katalunjas vazhdojnë të bllokojnë autostradën afër qytetit Gjirona,  duke  stopuar për lëvizje   mijëra makina dhe kamionë, të cilët janë detyruar të presin shumë kohë, për të qarkulluar. Ata, sot në mëngjes bllokuan një autostradë dhe vendosën barrikada të palakueshme edhe për policinë. Pak më vonë, policia kishte shpërndarë protestuesit, të cilët ndërkohë ia vunë zjarrin barrikadave dhe gomave të makinave. Shërbimet civile lokale u kujdesën për njerëzit që kishin ngecur në makinat e tyre gjatë natës. Rreth 80 njerëz u dërguan në një qendër sportive për të pushuar.  Policia ndërhyri dhe arrestoi disa protestues. Kërkesat e ligjshme të popullit Të Katalunjës për shkëputje nga Spanja, përmes votës, referendumit dhe mjeteve demokratike nuk kanë dhënë rezultat, andaj ata kanë filluar qëndresën aktive me protesta e demonstrata, me qëllim për t’ u liruar nga Spanja hegjemoniste dhe kolonialiste.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …