Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuuese përmbajtjesore e tij. “Veçanërisht gjatë kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”, shprehet ministri. Gjithashtu Cakaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, pasi sipas tij do të jetë një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës. “Nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …