Dy diplomatë të lartë amerikanë të parët u paraqitën në seancat publike dëgjimore për procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump. William Taylor dhe George Kent kanë pohuar publikisht se ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohej për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit, Joe Biden.Diplomati kryesor amerikan në Ukrainë William Taylor ishte i pari që çeli serinë e dëshmive publike për procesin e shkarkimit që po zhvillohet ndaj presidentit Donalad Trump. Taylor, një diplomat karriere dhe ish-oficer i ushtrisë, ka shërbyer si ambasador në Kiev dhe tani mban postin e të ngarkuarit me punë. Në dëshminë e tij para Kongresit, diplomati William Taylor, pohoi se në dijeninë e tij, ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohen për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit në garën presidenciale të vitit 2020, Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …