Kryetari amerikan, Donald Trump ka përshëndetur marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Dy liderët kanë nisur takimin për të tejkaluar dallimet në mes të të dyja vendeve, duke nisur nga politika rreth Sirisë, e deri të blerja e sistemeve të raketave ruse nga ana e Turqisë. Mirëpritja e ngrohtë e Trumpit për presidentin turk, vjen në kohën e rritjes së zemërimit në Kongresin amerikan për ofensivën e nisur nga Ankaraja më 9 tetor në Siri, me qëllim të largimit të milicisë kurde nga kufiri Turqi-Siri. Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse nga dita e parë. Ne kuptojmë shtetet e njërit-tjetrit. Ne e kuptojmë se prej nga kemi ardhur”, i ka thënë Trump, kryetarit të Turqisë Erdogan. Ai po ashtu ka thënë se do të diskutojë blerjen e sistemeve ruse për mbrojtje S-400 nga ana e Ankarasë. Përveç kësaj, Trump ka thënë se të dyja palët do të bisedojnë rreth një marrëveshjeje tregtare në vlerë të 100 miliardë dollarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …