Ambasadori Heldt u bënë thirrje të rinjve tanë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional

Ambasadori Heldt u bënë thirrje të rinjve tanë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional, pasi një gjë e tillë siguron një të ardhme më të qëndrueshme të Kosovës. Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”,  tha se nuk duhet të gjithë fokusohen në nivelin akademik dhe se për të sjellë investitorë në Kosovë duhet të krijohen mundësi të reja punësimi. Nga organizata GIZ, që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte, teksa shtoi se ky projekt do t’iu ofrojë mundësi atyre  për të kuptuar avantazhet e tyre për punë. Studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti. Përveç këtij projekti, GIZI-i gjerman po e përkrahë Kosovën edhe në disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …