Ka rreth dy javë që asnjë kandidat nuk i është nënshtruar testimit praktik për marrjen e patentë-shoferit. Instruktorët e auto-shkollave thonë se u është thënë se arsyeja e mosmbajtjes së provimit, është mungesa e zyrtarëve ekzaminues. Tutje, ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se deri kur u duhet të përballen me këtë gjendje. E për këtë çështje, edhe bizneset në të cilat kryhen pagesat e paraqitjes së provimit, po ankohen për dëmtim. Nga Ministria e Infrastrukturës javë më parë kishin deklaruar se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesën së ekzaminuesve, që u ka skaduar vendimi dhe me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë, ka pasur paqartësi. E në një përgjigje tjetër me shkrim, kjo Ministri thotë se po bën lëvizjen e ekzaminuesve, të cilët kanë ende kontratë, pasi që kjo ka qenë mundësi e vetme për të mos e bllokuar krejtësisht sistemin e testimit duke shtuar se janë duke u angazhuar që këtë problem ta zgjidhin sa më parë. Por ekspertë të komunikacionit thonë se kjo është e padrejtë ndaj kandidatëve dhe se Ministria, përzgjedhjen e personave për këto pozita e ka kthyer në politike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …