Amelie de Montchalin: Franca nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Amelie de Montchalin: Franca nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Parisi zyrtar nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, thotë sekretarja e Francës për Evropën Amelie de Montchalin. Montchalin thotë se Franca dëshiron të jetë e sigurt se kushtet e vendosura për negociatat do të përmbushen dhe se vetë procesi do të dëshmojë të jetë i dobishëm dhe me rezultate të mira në terren sa më shpejt të jetë e mundur.Ajo këto komente i bëri në Zagreb, pas një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, për vendimin e Parisit për të mos mbështetur hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore  dhe Shqipërinë. “Franca ka një qëndrim të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ajo është angazhuar për shumë vite dhe nuk e vë në dyshim. Ne thjesht duam të sigurohemi që kushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave do të përmbushen,” tha Montchalin. Sipas saj, procesi i negociatave nuk është thjesht plotësimi i një pyetësori dhe nuk është vetëm një proces ligjor dhe administrativ, por një proces që sjell “vlera të shtuara evropiane në terren”.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …