Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 1428 vendvotimeve. Zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve ka filluar para dy ditësh. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se deri të enjtën në mesnatë janë rinumëruar 12.08 % të vendvotimeve. Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …