Qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Venecia, e cila është goditur nga përmbytjet e mëdha, raporton Anadolu Agency. Kabineti i kryeministrit italian Giuseppe Conte mbrëmë mbajti seancë të jashtëzakonshme për kushtet klimatike që më së shumti kanë ndikuar ndaj banorëve të Venecias. Niveli i ujit në Venecia është rritur për 187 centimetra, ndaj nën ujë kanë mbetur sheshet, bazilikat dhe ndërtesat, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa rrymë. Ky është niveli më i lartë i ujit që nga viti 1996. Kryeministri Conte personalisht vizitoi Venecian dhe u bind me dëmet e mëdha materiale ndërsa mbrëmë njoftoi se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për nevojat emergjente të venecianasve. Matjet e fundit tregojnë se niveli i ujit në Venecia është në rënie por edhe më tej në fuqi është meteo-alarmi i kuq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …