leoni

Është arritur marrëveshje për tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel të Shkupit

Pas vendimit për ndalimin e vendosjes së një kryqi të lartë, afër 60 metra, në Butel të Shkupit  edhe kampi i vendosur në shenj proteste është  çmontuar. Ndërkohë, nga tereni raportohet se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes. Me këtë rast, nënkryetari i BDI-së, Ixhet Mexhiti, falënderon ata  që iu përgjigjën thirrjes, duke shtuar se u  ballafaquan me situata të vështira. Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund yni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, Butelit, Çairit, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …