Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit, që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave të kësaj qendre, të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik. Daka me një deklaratë publike ka bërë të ditur se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …