Radhëve të Ushtrisë së Kosovës sot në Prishtinë iu bashkuan edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Me këtë rast komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama tha se Forca është e përkushtuar për paqe e siguri në rajon. “Jemi të përkushtuar për paqe siguri e stabilitet me të gjithë. FSK mund të ndihmojë paqen e sigurisë kudo në botë përkrah ushtarëve të NATO-s”, tha Rama. Rama tha se sot FSK po e përmbyll një vit të suksesshëm sa i përket procesit të tranzicionit. “Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë strategjik që Forca të jetë e trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme për operacione që garantojnë paqe e stabilitet në rajon dhe me gjerë”, tha gjeneral Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …