Epopeja e UÇK-së

Sot në FSK fillojnë manifestimet për “Epopenë e UÇK-së”

Sot mbahet manifestimi në FSK në përkujtim dhe nderim të Epopesë së UÇK-së, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Manifestimin qendror në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të “Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, mbahet  sot (më 5 mars 2016), duke filluar në orën 11:00, në Kazermën e FSK-së ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë. Në manifestim do të marrin pjesë, kryetarja Jahjaga, kryekuvendari, Veseli, kryeministri Mustafa, ministri Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i Familjes Jashari si dhe personalitete tjera të larta të institucioneve të vendit, klerit, partive politike, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, institucioneve arsimore, kulturore, shoqërisë civile si dhe mysafirë tjerë të ftuar. Në manifestim do të flasin kryeministri Mustafa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe përfaqësuesi i familjes Jashari. Kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovë do të jenë të rreshtuara gjatë gjithë Manifestimit. Më 6 mars 2016, në orën 10:00,  Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial  “Adem Jashari’’,  në Prekaz. (FSK-R.Z.)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …