Vazhdojnë reagimet e kundër reagimet në mes të Vetvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se është befasuar me Lëvizjen Vetëvendosje se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme dhe pastaj kërkoi që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme. Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshojë Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme?, ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Naga ana tjetër, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Nisma është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm e vetëm që ta kalojnë pragun zgjedhor. Ai ka shtuar më tutje se eksponent të Nismës posa e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës dhe mandej kur nuk mundën t’ia arrijnë kësaj, ata e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim nja 3 mijë vota Listës Serbe, ku nuk dëmtohet me asnjë deputet i kësaj liste por dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje. Ky ka qenë skenar për ta luftuar Vetëvendosjen, ka theksuar nënkryetari i saj, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …