Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer dhe nuk do të ketë rishqyrtim të kësaj marrëveshje ndërshtetërore. “Unë kam menduar që kjo çështje është e kryer që nga fillimi, sepse ajo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo marrëveshje pastaj u kundërshtua më së tepërmi nga AAK-ja e VV-ja. Ka pasur dhunë, kallje, molotov e gaz lotsjellës. Mirëpo, e njëjta marrëveshje pastaj u ratifikua në Kuvendin e Kosovës kur ishte kryeministër Haradinaj. E njëjta pa ia ndryshuar asnjë fjalë, vetëm se formalisht e futen edhe atë opinionin e Komisionit të Bulliqit dhe formalisht një Deklaratë. Kjo marrëveshje tash është e ratifikuar, në qoftë se ka vullnet prej Malit të Zi që edhe njëherë të rishqyrtohet është çështje tjetër. Mirëpo në pikëpamje juridike, marrëveshja është e përfunduar, sepse e kanë ratifikuar dy kuvendet. Ajo që është çështje e presidentëve është deklaratë që nuk shkon jashtë një deklarate, sepse ajo nuk është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, ka thënë kryetari i Lidhjes të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …