The Sun: Në Kosovë është bërë organizim i jashtëzakonshëm për mikë pritjen e lojtarëve dhe tifozëve të Anglisë

Mikëpritja jonë ka befasuar tifozët dhe mediet e Anglisë dhe me gjerë. Mediet e këtij vendi janë mahnitur me organizimin që është bërë në vendin tonë për mbarëvajtjen e ndeshjes futbollistike në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë. Pasi kanë parë mesazhet mirëpritëse të vendosura përgjatë rrugës nga aeroporti “Adem Jashari” deri në Prishtinë dhe sheshet brenda kryeqendrës sonë, “The Sun” shkruan se në Kosovë është bërë organizim i jashtëzakonshëm për mikë pritjen e lojtarëve dhe tifozëve të Anglisë me qëllim që ata të ndjehen sa më mirë gjatë qëndrimit dhe ndeshjes Kosovë-Angli. The Sun vë në pah se nëpër billbordet e vendosura në Prishtinë ka mesazhe drejtuar Raheem Sterling me “Welcome brother” (mirë se vjen vëlla). Ky medium përkujton se ky lojtar ka përjetuar një racizëm të paparë në vendet ballkanike. Duke folur për pritjen e organizuar dhe porositë që dërgohen nga mesazhet e vëra nëpër billborde e afishe të ndryshme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë përballur shumë me dukurinë e racizmit dhe kanë qenë viktimë e kësaj dukurie të keqe. “Ne kemi përjetuar luftën dhe racizmin. Ne nuk duam që dikush tjetër ta përjetojë atë. Kjo ndeshje do të jetë një mesazh që çdo lojë futbolli duhet të jetë argëtuese. Unë dua të them për njerëzit e Anglisë se ky vend është edhe shtëpia juaj, ka deklaruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet të dielën me fillim nga ora 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …