leoni

Jaka: Ndërmjet bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës po vazhdon të ketë pengesa të pajustifikueshme

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka ka thënë se ndërmjet bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës po vazhdon të ketë pengesa të pajustifikueshme. Ai ka shtuar më tutje se qeveritë e të dyja vendeve duhet të bëjnë një plan veprimi për t’u hequr pengesat  jotarifore dhe tarifore, në mënyrë që kosto e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas mos të rrisë kostot e sipërmarrjes në të dy vendet. Ne jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që t’ua dorëzojnë qeverive, në të dy anët e kufirit, agjendën e cila paraqet kushtet konkrete që përfshijnë heqjen e barrierave, ka deklaruar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka. Ai ka përkujtuar më tutje se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në sinkron me procesin e Berlinit, i cili si agjendë është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor brenda ekonomisë së vet, në mënyrë që të performojë siç duhet në ekonominë evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …