Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj gjuhës së Vetëvendosjes të përdorura në reagimet e saj. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura, Jakup Krasniqi ka shkruar se gjuha e përdorur në opozitarizëm nuk duhet të përdoret edhe kur je në pushtet. “Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar. Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi” ka shkruar në mes tjerash ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …