Zyrtarët e AKR-së janë shërehur të hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Islam Pacolli zyrtar i AKR-së ka thënë për mediet se në momentin që certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen e Kurtit është i mirëseardhur. Albin Kurti kishte ndryshuar qëndrim për Behgjet Pacollin në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. Atëkohë, ishin bërë edhe plane për koalicion parazgjedhor. As atëherë dhe as më 6 tetor s’ka pasur ndonjë bashkëpunim por i kanë pushuar akuzat ndaj njëri-tjetrit. Partia e Behgjet Pacollit ka përvojë të gjatë në Qeveri. Edhe në zgjedhjet e fundit ishte larguar nga koalicioni me LDK-në dhe ishte bashkuar PDK-AAK-NISMA-s, duke ndërtuar Qeverinë e re me hise të madhe në Qeveri, por vetëm me një deputet në Parlament. Partneri i koalicioni NISMA ka nisur të përplaset me Vetëvendosjen. Zyrtarë të Partisë së Kurtit kanë përmendur mundësinë e shkuarjes edhe një herë në zgjedhje të reja vetëm që mos ta kenë në koalicion Partinë e Fatmir Limajt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …