Kryetari i Maqedonisë Stevo Pendarovski, thotë se shteti të cilin e drejton ai nuk të bëhet anëtar i Unionit Ekonomik Euroaziatik, sepse është në kundërshtim me aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, por e arsyetoi thirrjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht. “Bashkimi Ekonomik Euroaziatik është çështje krejt tjetër. Serbia ka nënshkruar kohët e fundit dhe tashmë ka sinjale nga Brukseli se ato dy gjëra – Bashkimi Evropian, negociatat dhe anëtarësimi dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik nuk janë kompatibile”, deklaroi Pendarovski, raporton Alsat-M. Pendarovski gjithashtu arsyetoi vendimin e vendit të tij për të mos vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas një thirrjeje nga Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …