Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela ka folur me tone të ashpra kundër përfaqësuesit të insitucionit të kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta duke e cilësuar si njeri pa ekuiliber, ndërsa mazhorancën si të pafuqishme për ta shkarkuar. Avokati tha se mandati i Marsida Xhaferllarit është i paligjshëm dhe mandati i noterizuar i Arta Vorpsit i ligjshëm si precedent i së drejtës anglosaksone. Avokat Ngjela e cilësoi padinë e kryetarit ndaj kreut të KED-së si zero, pasi vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë kolegjiale dhe jo individuale. Paralajmërimet se Presidenti do t’i drejtohet popullit edhe si Komandant i Forcave të Armatosura për të mbrojtur Kushtetutën, Ngjela i cilësoi si qesharake, sepse Ilir Meta nuk ka asnjë ushtarak që i shkon pas.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …