Adil Fetahu

Adil Fetahu: Kush dhe si e mendonte ndarjen e Kosovës, pas Luftës së vitit 1999 II

Më i qarti sa i përket zgjidhjes së raporteve me Serbinë, përmes shkëmbimit të territoreve është akademiku, Rexhep Qosja. Ai, në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare” , të datës 28 nëntor 2018, ka shpjeguar arsyet logjike, politike, kombëtare dhe të sigurisë që justifikojnë shkëmbimin e territorit të një pjese të veriut të Kosovës,  e banuar kryesisht me popullsi serbe, me një pjesë të Luginës së Preshevës, e banuar kryesisht ose me shumicë shqiptare. Sipas mendimit tonë, në parim nuk duhet refuzuar opsioni i shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë, si zgjidhje ndërshtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare, por duhet pasur kujdes që vet qyteti i Mitrovicës dhe miniera e Trepçës nuk guxon të ndahet as të shkëmbehet me asgjë. Çështje e Liqenit të Ujmanit mund të zgjidhet me marrëveshje të logjikës ekonomike midis dy shteteve e me garancione ndërkombëtare. Pjesa tjetër e veriut që u përket komunave të Leposaviqit, Zveçanit  e Zubinpotokut, e dominuar kryesisht me popullsi serbe, është vetëm një tumor brenda trupit të Kosovës. Një pjesë e atij territori, edhe ashtu deri në vitin 1959 ka qenë në përbërje të Serbisë, e jo të Kosovës.

( Opsioni i ndarjes, shkëmbimit të territoreve)

Edhepse teorikisht “ranë në ujë” opsionet për ndarjen ose kantonizimin formal të Kosovës sipas modeleve e variantave të shumta të përmendura më sipër, praktikisht në terren është arritur diçka nga ato opsione në favor të Serbisë. Së pari, me grumbullimin e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, pas ngjarjeve të vitit 2004; pastaj me formimin e 10 komunave me shumicë serbe, edhe aty ku nuk kishte arsye,  kushte ekonomike as popullsi, sipas  kritereve për themelimin e komunave; me lidhjen Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (2013); me eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve serbe,- që të gjitha këto segmente punojnë e veprojnë nën ombrellën, me politikën  dhe me ligjet e Serbisë dhe nuk e njohin as pranojnë shtetin e Kosovës.

Tash e dy vjet na del në opinion opsioni i përkufizimit midis serbëve e shqiparëve, sepse serbët nuk kanë besim as nuk duan të jetojnë në shtetin i cili dominohet nga shqiptarët. Për ta zbutur idenë e ndarjes, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po e quan shkëmbim i territoreve, gjoja të një pjese të veriut të Kosovës (pa precizuar sa dhe cilat), me një pjesë të Luginës së Preshevës. Duket se për këtë kanë arritur njëfar pajtimi me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, por asnjëni as tjetri nuk e kanë pëlqimin e popullit të vet. Dhe derisa në Kosovë këtë shkëmbim territoresh e kundërshtojnë do “patriotë të mahallës”, të cilët nuk merren vesh nga marrëdhëniet ndërkombëtare, në Serbi këtë e kundërshton opozita, për arsyet e saj të kundërshtimit të pushtetit, dhe më së tepërmi Kisha Ortodokse Serbe kundërshton çfarëdo ndarje, shkëmbimi apo njohje të pavarësisë së Kosovës (Kuvendi i arkierejve të KOS, 17.05.2019 insiston në ruajtjen e sovranitetit të Serbisë mbi tërë Kosovën!).

Opsionin e pa definuar qartë, se a është ndarje e Kosovës, apo shkëmbim i territoreve, e pëlqen edhe Rusia, për shkak të situatës së vet me Ukrainën. Pas takimit të Vuçiqit në Moskë me kryetarin Vlladimir Putin, Vuçiqi u deklaroi gazetarëve se nga dy orë sa ka zgjatur ai takim, 50 minuta kanë biseduar vetëm për Kosovën, dhe ai nuk e refuzon planin e përkufizimit midis Serbisë e Kosovës, si zgjidhje racionale, por atë plan e kanë hedhur poshtë vendet e BE-së, si dhe vet serbët dhe shqiptarët.

Ambassadori rus në Beograd, Aleksandar B.Harçenko, në intervistën dhënë gazetës “Politika”, 1.09.2019, vlerëson se derisa RSFJ dhe RFJ u shpërbënë me ndarje, edhe ndajra e Kosovës nuk paraqet presedan (ai mendon ndarjen e Kosovës, e jo në shkëmbim territoresh).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mënyrë indirekte pajtohet për ndarjen e Kosovës, kur thotë se është joserioz cilido që kundërshton përkufizimin me Serbinë si zgjidhje e problemit të Kosovës. As ky nuk është i qartë, nëse përkufizimin e nënkupton si shkëmbim territoresh, apo vetëm ndarjen e një pjese të Kosovës për t’i dhënë Serbisë?!

Më i qarti sa i përket zgjidhjes së raporteve me Serbinë, përmes shkëmbimit të territoreve është akademiku Rexhep Qosja. Ai, në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare” , të datës 28 nëntor 2018, ka shpjeguar arsyet logjike, politike, kombëtare dhe të sigurisë që justifikojnë shkëmbimin e territorit të një pjese të veriut të Kosovës,  e banuar kryesisht me popullsi serbe, me një pjesë të Luginës së Preshevës, e bauar kryesisht ose me shumicë shqiptare.

Sipas mendimit tonë, në parim nuk duhet refuzuar opsioni i shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë, si zgjidhje ndërshtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare, por duhet pasur kujdes që vet qyteti i Mitrovicës dhe miniera e Trepçës nuk guxon të ndahet as të shkëmbehet me asgjë. Çështje e Liqenit të Ujmanit mund të zgjidhet me marrëveshje të logjikës ekonomike midis dy shteteve e me garancione ndërkombëtare. Pjesa tjetër e veriut që u përket komunave të Leposaviqit, Zveçanit  e Zubinpotokut, e dominuar kryesisht me popullsi serbe, është vetëm një tumor brënda trupit të Kosovës. Një pjesë e atij territori, edhe ashtu deri në vitin 1959 ka qenë në përbërje të Serbisë, e jo të Kosovës.

 Gjatë gjithë historisë, në bisedimet e zhvilluara për vendosjen e paqes pas mbarimit të luftërave, fuqitë e mëdha kanë vendosur për kufijtë e shteteve ndërluftuese. Edhe në rastin e Kosovës, nëse  nuk arrihet marrëveshje e pajtueshme midis dy palëve, janë fuqitë e mëdha ato që do të vendosin, dhe nuk duhet të kemi iluzion se nuk do të përfillin (edhe) interesat e Serbisë. Alternativa tjetër do të ishte edhe më e keqe! Kosova edhe ashtu nuk e ka, as ka gjasa ta shtrijë pushtetin e vet në atë pjesë, madje nuk e ka pushtetin as në pjesët tjera në enklavat serbe. Prandaj, zgjidhja e problemit me Serbinë, përmes shkëmbimit të territorit do ishte zgjidhje më e pranueshme, duke lënë “bishta” tjerë, si gozhda e Nasradinit për enklavat apo kishat serbe në Kosovë. As me një marrëveshje të tillë, me shkëmbim të territoreve, nuk duhet pasur iluzion se arrihet paqe e përhershme me Serbinë hegjemoniste, sepse ajo gjithmonë do të synojë e shpresojë ripushtimin e Kosovës. Por, një paqe e përkohëshme mundëson zhvillimin dhe konsolidimin kombëtar shqiptar, për t’u bërë faktor i respektueshëm në këto hapësira.

  1. 11. 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …