Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, thotë se më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë. Sipas një postimi të kësaj zyre, projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin. Po ashtu, edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300,000 nxënës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …