Franca, fuqia e së cilës në BE po bëhet dominonte, kërkon që kriteret për pranim të vendeve të Ballkanit të ashpërsohen deri në atë nivel sa të mos mund t’i plotësojnë ato. Kjo qasje konsiderohet si një “mençuri politike” e Bashkimit Evropian dhe kritere të tjera të rrepta për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Ky rishikim i marrëdhënies është arsyetuar me faktin se reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit nuk janë të mjaftueshme. Ministrat e BE-së do të diskutojnë për situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel. Në dokumentin 5-faqesh janë propozuar edhe masat ndëshkuese deri në pezullim të tërësishëm të negociatave, në situatat kur vendi kandidat, tërësisht ose pjesërisht dështon së përmbushuri zotimet që ka dhënë. Në këtë dokument nuk është shënuar ndonjë vit kur Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ëndrrat e shqiptarëve për “parajsën” e quajtur BE, tanimë kanë filluar të zbehen, për shkak të injorimit të hapur, jo vetëm të Francës por të shumicës së vendeve anëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …