Forumi për Iniciativa Qytetare, publikon analizën e Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të

Forumi për Iniciativa Qytetare, publikon analizën e Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të

Forumi për Iniciativa Qytetare, publikon analizën e Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të,  të autorit, Qerkin Berisha.

 Kjo analizë është në vazhdën e publikimeve që FIQ ka bërë vitet e fundit lidhur me filantropinë dhe fokusohet në situatën ekzistuese të legjislacionit, duke përfshirë legjislacionin mbi themelimin dhe format e organizimit të OJQ-ve, legjislacionin tatimor dhe kornizën tjetër ligjore në fuqi që prekë sektorin e organizatave joqeveritare. Ky publikim, po ashtu do të shërbej si dokument bazë dhe do të duhej të përdorej nga Qeveria e Republikës së Kosovës si pikënisje e zhvillimit të një koncepti lidhur me filantropinë dhe nevojën e krijimit të një legjislacioni sa më solid si për institucionet publike, kompanitë private dhe si rrjedhojë edhe për OJQ-të, në mënyrë që të kemi një shoqëri civile sa më të përparuar dhe jo të varur tërësisht nga donacionet e huaja.

Ky aktivitet njëkohësisht shënjon edhe fillimin e Muajit të Filantropisë, organizimin e të cilit, FIQ tashmë e ka bërë traditë në Republikën e Kosovës.

Publikimi i Analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, do të mbahet nesër, me 19 Nëntor 2019, nga ora 14:00 në zyret e FIQ, Resource Center, Pejton nr. 12/1, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …