Komuna e Vitisë dhe Organizata për Reforma Lokale „EULOC“ lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënëshkuar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën për reforma lokale – EULOC në Viti. Sipas Florim Ibrahimit, Drejtor Ekzekutiv i Organizates EULOC në Viti, kjo organizatë është përfituese e një granti të financuar nga European Union for Kosovo, përmes Rrjetit të Grave të Kosoves, i cili ka të bëjë me zbatimin sa më te madh të ligjit për barazi gjinore dhe buxhetimit gjinor në Komunën e Vitisë. Sipas tij, pritet që EULOC për gjatë 5 muajve të zbatoj këtë projekt ku ndër tjerash janë praparë të mbahen disa trajnime, punëtori dhe tryeza diskutimi dhe atë me zyrtarë komunal, anetarë të Kuvendit, anetarë të Komiteteve, Grupe të Grave dhe të tjerë. Gjithashtu pritet që përmes aktivitetve të tilla të ndikohet në zbatimin sa më të madh të Ligjit për Barazi Gjinore dhe buxhetimit të drejtë gjinor në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …