leoni

U mbajtë debati me temën “Të mbijetuarat e dhunës seksuale”

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), në Malishevë, mbajtën debat me temën, “Bëhu Zëri im”. Fillimisht, zyrtarja e Zyrës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, njoftoi drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahirajn dhe të pranishmit në debat, se për këtë tematikë sikurse që është “Të mbijetuarat e dhunës seksuale”, nga shtetit pushtues i Serbisë, gjatë viteve 1998/1999, ku Kosova ishte në luftë për çlirim nën drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Malisheva nuk i ka shpëtuar kësaj dhune nga okupatori serb. Edhe drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave,(DPDG), Kadire Tahiraj, në mënyrë më të detajuar, foli për këtë temë, ku ndër të tjera tha:” Serbia me forcat ushtarako-policore dhe grupe tjera gjatë viteve 1998/1999 , të luftës në Kosovë, ka kryer krimet më monstruoze të dhunës seksuale, pa zgjedhur moshën dhe gjininë, kjo edhe pse kanë kaluar më shumë se njëzet vite pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani ka filluar edhe të dëshmohet hapur duke denoncuar shtetin pushtues serb të atyre viteve për dhunim seksual, sikur siç janë edhe dy rastet e hapura në Kosovë, nga femrat shqiptare, në vazhdimësi ne po punojmë për këtë kategori të prekur të shoqërisë sonë, që më në fund edhe të detyrohet serbia të pranoi krimin e dhunës seksuale që kryen forcat e saja si të rregullta edhe të grupeve tjera që funksiononi në brendinë e uniformave dhe komandimeve të tyre ushtarake”. Të pranishmit në debat dhanë kontribut dhe bënë apel për të mbijetuarat e kësaj dhune të denoncojnë pushtuesin serb dhe regjimin e asaj kohe përmes fakteve dhe dëshmive që kanë dhe përjetuan, gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë në përballje me forcat serbe. Të mbijetuarat e dhunës seksuale mund të aplikojnë brenda afati kohor që është në dispozicion bukur të mirë apo t’i vizitojnë QPDG në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …