leoni

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Elezi: Procesi i rinumërimit të votave mund të përfundojë të hënën nëse vazhdohet me një dinamikë të tillë të punës

Rinumërimi i 1407 vendvotimeve është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Vetëm gjatë ditës së djeshme në QNR janë rinumëruar rreth 132 vendvotime. “Në ditën e gjashtë, të hënën, janë rinumëruar 132 vendvotime. Sipas të dhënave të deritashme, janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej. Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, ka thënë zëdhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi. I pyetur se kur pritet të përfundojë ky proces, ai thekson se nuk mund ta dinë saktë se kur përfundon rinumërimi. “Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund ta përmbyllim”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …