Kryetari Jashari gjatë vizitës së tij në Stuttgart, pranoi donacion kamionë të destinuar për njësitin e zjarrfikësve

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë, në një ceremoni zyrtare të organizuar në këtë shtet, ka pranuar donacion kamionë me elemente përcjellëse të destinuar për nevojat e njësisë së zjarrfikësve në Skenderaj. Ky donacion do të jet në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve për njësinë e zjarrfikësve në Skenderaj. Ndër të tjera, kryetari Jashari ka theksuar: “Gjatë vizitës në Shtutgart të Gjermanisë, isha i nderuar të pranojë donacion kamionë me elemente përcjellëse për nevoja të zjarrfikësve të komunës së Skenderajt, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit tonë. Për çka e falënderoj këshilltaren e shtetit  Gisela Erler, sekretarin Wilfried Klenk dhe kryetarët e komunave, Dornstadt Braig, Westerheim Walz dhe Oberstenfeld Kleemann, të cilët dhuruan këtë donacion shumë të nevojshëm për zjarrfikësit tanë. Po ashtu një falënderim për konsullin Lladrovci, falënderim i veçantë edhe për konsullin Besnik Miftaraj, i cili ishte organizatorë i kësaj ngjarje, si dhe falënderime për konsullatën tonë në Stuttgart, diplomatët tonë, të cilët janë shumë aktiv dhe po krijojnë ura bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe vendit ku veprojnë.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …