Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së e përfundon me sukses ushtrimin “Partnerët 19“

Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së e përfundon me sukses ushtrimin “Partnerët 19“

Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, në nivel të Kompanisë, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Komunën e Dardanës dhe njësitë e tyre emergjente kanë realizuar ushtrimin fushor “Partnerët 19“. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë arritur një bashkëpunim të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të ushtrimeve të tilla. Ushtrimi është realizuar në periudha të ndryshme kohore. Në Komunën e Vitisë është mbajtur nga data 4 deri 8 nëntor, ndërsa në Komunën Dardanës nga data 11 deri 15 nëntor. Pjesë e këtij ushtrimi, në rol vëzhgues, ishin edhe Komuna e Kllokotit dhe ajo e Artanës, me qëllim të informimit dhe familjarizimit me skemën e mobilizimit dhe reagimit të përbashkët në situata emergjente. Ushtrimi me autoritetet civile është planifikuar dhe ekzekutuar sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe Sistemit të Integruar të Emergjencave, dokumente këto obliguese për bashkëveprim në situatat të ndryshme të emergjencave civile. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, Skuadra e Kërkim-Shpëtimit, EOD-ja, MKABK-ja dhe K9-ta.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …