Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së njëmbëdhjetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit, se mbledhja e njëmbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 27 Nëntor 2019 (e Mërkurë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kjo mbledhje, sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe do të transmetohet,  në kohë reale edhe përmes uebfaqes zyrtare të komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/. Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina ka propozuar këto pika për rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit për vitin 2019 – 2021,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit për vitin 2019- 2022,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjen e qëndrueshme për vitin 2019-2021.

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …