Në një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se në programin e përbashkët qeverisës me Vetëvendosjen, përqendrimi nuk do të jetë në autostrada, por në rritjen e zënies me punë të të rinjve dhe grave. Zonja Osmani, u ka thënë përfaqësuesve të BERZH-it se në programin qeverisës VV-LDK investimet janë të fokusuara në kapitalin njerëzor përmes shëndetësisë, arsimit e sektorit privat. “Nuk do të investojmë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja por do të investojmë në potencialin e qytetarëve tonë, veçanërisht në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare”, është shprehur ajo, sipas njoftimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …