NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E -X- TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -X- rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 26.11.2019 ( e Martë ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në bibliotekën në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”- Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë R end Dite:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e nëntë e Kuvendit Komunal të Vitisë.

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për palestrën sportive.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të Draft-trategjisë Komunale kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2019-2023.

  4. Informata mbi përgatiten e të mbjellave vjeshtore

Plotësim: Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre propozim dokumenteve Zyra për Informim Publik në bashkëpunim me Sekretarin e Kuvendit i ka publikuar ato në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë: kk.rks-gov.net/viti.

Vegëza e këtyre propozim dokumenteve: https://kk.rks-gov.net/…/Propozim-dokumentet-e-mbledhjes-s%…

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …