Ish-kryetari i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, thotë se kjo parti që ka udhëhequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë sipas tij fajin e ka lideri, Isa Mustafa. Ai thekson se vazhdimisht ka pasur fushatë kundër tij, e kjo është bërë pikërisht nga kreu i kësaj partie, ndonëse ai i është betuar në kokë të fëmijëve të tij. Ka pas veprimtari kundër meje, nga njerëzit që Mustafa ka moblizuar, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë qa gërmazin para selisë së LDK-së. Ai ka kritikuar disa liderë të disa komunave të Kosovës, në të cilat LDK, nuk ka arritur që të dalë në vendin e parë. Me theks të veçantë, Sejdiu ka përmendur Gjilanin dhe Ferizajn, saktësisht kryetarët e degëve në këto dy komuna Lutfi Hazirin dhe Muharrëm Svarqa.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …