KFOR-i turk në mëngjesin e ditës së sotme do të bëjë manovra ushtarake në komunën e Dragashit. Ata madje kanë njoftuar se do të përdoren edhe helikopterët dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen. “Mëngjesin e së mërkurës, nga ora 6:00 deri në orën 11:00, ushtarët e KFOR-it turk do të zhvillojnë manovra ushtarake në territorin e komunës së Dragashit, ku do të përfshihen edhe helikopterët. Luten banorët që mos të shqetësohen, me që këto do të jenë aktivitete të rëndomta ushtarake, me qëllim stërvitjen e ushtarëve për të qenë të përgatitur për çdo lloj situate”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …