Ministri i Drejtësisë në detyrë Abelard Tahiri, ka hapur punimet e Konferencës dy paleshe të organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Francës, për çështje të bashkëpunimit juridik në çështje civile. Në fjalën e tij, ai ka theksuar Kosova ka arritur të kapë trendin e zhvillimeve e në raste specifike edhe të tejkalojë vendet e rajonit në raport me obligimet ndërkombëtare. Ministri ka potencuar se si vendi ynë ka shënuar sukses në bashkëpunimin juridik në çështje penale por edhe si shoqëri dhe si shtet, po lëvizim gradualisht drejt integrimeve evropiane. Ai vlerësoi se është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet për anëtarësimin në Konferencën e Hagës dhe për të aderuar çështjet që janë në interesin reciprok.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e ka rrënuar partinë
Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e ka rrënuar partinë. …