Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se nëse hapet tema e ndërrimit të territoreve, duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve. “Tema e kufirit daton që një kohë të gjatë. Që nga luftërat ballkanike. Kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe janë të padrejta. Kjo daton që nga luftërat e Napoleonit, i cili luftoi kundër ekspansionit rus. Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët. Ballkani ka pasur një balancë shumë të mirë të forcave që është prishur nga Konferenca e Londrës”, shprehe Sela.“Presidenti ka folur për Preshevën, por nëse hapet kjo temë e kufirit pse të mos shkohet edhe pak më poshtë në jug dhe të flitet për kufijtë e shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshe nuk duhet të flitet për kufijtë fare”, tha ai. Sela ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI-në. “BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”, tha Sela.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …