Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj këtij institucioni për zvarritje të procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ajo ka deklaruar se KQZ-ja nuk po e zvarrit këtë proces, por është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim, i cili është i obligueshëm. Sipas Dakës, vetë subjektet politike kanë kërkuar nga PZAP-i rinumërimin e kutive të votimit. Ajo ka pohuar se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë mirë të organizuara. “Të gjitha çështjet që kanë ndodhur pas ditës së zgjedhjeve padrejtësisht i vihen si barrë KQZ-së, duke harruar se ato çështje janë ngritur nga subjektet politike dhe pastaj janë bërë temë e ankesave”, ka thënë Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …