leoni

Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: Analfabeti politik

(frymëzim nga një postim)

 

Analfabeti politik është më i keqi Njeri
Më i keq se ai është vetëm shkruesi i referatit

 

Politikani i keq nuk dëgjon, as nuk kupton
As shkruesi i referatit nuk është më i mire

 

Politikani nuk bëhet i mençur pse shkon në Amerikë
Atje ka kriminel, ka profesorë, por ka edhe pisllëk demokratik

 

Për NE kompromisi i “BASHKIMIT KOMBËTAR” është Pavarësia
Kështu ka pas thënë në ditë të vështira vet Ibrahim PERËNDIA

 

E kundërtat e Bashkimit Kombëtar është LIDHJA
Dhe profesorja që nuk i citon fjalët e Ibrahim Rugovës

 

Është thëne se Lidhja KOMUNISTE është damlla ideologjike
Prandaj politikani analfabet nuk e dinë as çmimin e LIRISË

 

Politikani analfabet nuk e dinë sa kushton as fasulja që e hanë
Por ne e kuptojmë kur ata trembet nga pordhët që vet i lëshojnë

 

Politikanit i kundërmon bytha e trash dhe trupi i shëmtuar
Kurse trutë e damllosura ua ka prishur LIDHJA e sakatosur

 

Vetëm në vendin tim nxirren vendime të çmendura
Falën TOKAT nga analfabetët politik që vet i kemi votuar

 

Sot kriminel e vrasës po na shesin mend për çdo ditë
Edhe shkruesit e referateve po fryhen si gjela të dalldisur

 

Unë e urrej politikanin se është trap
Edhe shkruesin e referateve që iu nget pas

 

Politikani është ANAL-fabet i verbër
Është vrima ANALE që kundërmon pordhë demokratike

 

Politikani është lëpirës i shumëkëmbëshave
Sekretarja e tij, një “pushimi ditor” për dykëmbëshin…

 

Edhe politikani analfabet thonë se jemi shqiptar
Por vepron kundër Bashkimit Kombëtar..

.

Andaj o Zot, ruaje Atdheun tim nga analfabetët politik
Veçmas nga ATA që paska ngrënë Kebab në Amerikë

 

CH – St. Gallen, 21.11.2019

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …