Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett duke komentuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në vend ka thënë se populli ka votuar për ndryshim duke votuar partitë që kërkuan zvogëlim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik. “Është e qartë se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke zgjedhur partitë përqendrimi i të cilave është në zvogëlimin e korrupsionit dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Edhe Shtetet e Bashkuara i përqafojnë këto synime” ka thënë Kosnett. Ambasadori ka deklaruar se pret certifikimin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, sa më shpejt që është e mundshme. “Sikurse të gjithë në Kosovë, ne presim certifikimin e rezultateve në ditët e ardhshme, dhe presim që qeveria e re të formohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ambasada inkurajon diskutime të vazhdueshme lidhur me formimin e qeverisë para se të certifikohen rezultatet. Ne presim, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta, që qeveria e Kosovës të shërbeje për të mirën publike për të gjithë qytetarët e saj të të gjitha komuniteteve. Presim nga të gjitha partitë, qoftë ato në qeveri apo në opozitë, që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive” ka thënë Ambasadori Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Demokratike e Kosovës formon Shtabin Qendror Zgjedhor, me moton, Bashkë drejt fitores, më 9 shkurt
Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast ka formuar …