Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë. “Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në apelin e policisë. Policia këshillon shoferët që të ndezin dritat gjatë ngasjes por jo dritat me rreze të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …