Nënkryetari Berisha, inspektoi punimet në disa projekte

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka inspektuar punimet në projekte që janë në realizim e sipër, ku i ka parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Ai i ka vizituar punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës së Banimit Social, ndërtimin e objektit të shkollës në Dragobil, rregullimin e varrezave në Gurbardh dhe punimet në meremetimin e lapidarit për dëshmorët në Lladrovc. “Punimet janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe presim që tri prej tyre të përfundojnë shumë shpejt, si rregullimi i varrezave në Gurbardh, ashtu edhe meremetimi i lapidarit në Lladrovc. Po ashtu edhe Qendra e Banimit Social, bazuar në ecurinë e punimeve, pritet të përfundoj brenda këtij viti, ndërsa objekti i shkollës në Dragobil, është projekt dyvjeçar dhe punimet e planifikuara për këtë vit, janë duke shkuar shumë mirë”, tha nënkryetari Berisha. Gjatë inspektimit, nënkryetari Berisha, është njoftuar nga punëkryesit dhe mbikëqyrësit e këtyre projekteve, për ecurinë e punimeve dhe realizimin e tyre.

   

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …