Më 23 nëntor 2019 përurohen librat: “Feniks në Kalvar” dhe “Atdheu e poeti” të autorit, Martin Çuni

Nesër në Prishtinë, përurohen dy vepra të Martin Çunit: “Feniks në Kalvar” dhe “Atdheu e poeti”

Nesër në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të përurohen: libri publicistik dokumentar: “Feniks në Kalvar”,  dhe  përmbledhja  poetike, “Atdheu e poeti”, të shkrimtarit, poetit dhe publicistit,  Martin Çuni. Këto dy libra do të përurohen ditën e shtunë, më 23 nëntor 2019, duke filluar në orën 14.00.  Libri “Feniks në Kalvar”, është një pasuri tjetër dokumentare artistike e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po del në dritë, për së dyti, 20 vjet  pas mbarimit të luftës. Me botimin e këtij libri vazhdon të pasurohet fondi artistik e dokumentar i publicistikës së luftës të UÇK-së, pavarësisht se librat e  kësaj tematike e përmbajtje, me përjashtime të rralla,  nuk financohen nga institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …