Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kanë zhvilluar një takim konstruktiv dhe theksoi se në të njëjtën kohë po zhvillohej edhe takimi i grupeve punuese të të dy partive që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Sipas tij, në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morën vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të takohen në mënyrë që ta bëjnë marrëveshjen brenda 3-4 ditëve. “Jemi marrë vesh që të takohemi 1 orë pas certifikimit të rezultateve dhe të merremi vesh, me ç‘ rast ftesa ime dhe përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas rezultateve të KQZ-së, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose më pak se 100 orëve marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin qeverisës”, ka thënë, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …