Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka. Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët. Projekt-Ligji për Simbolet Kombëtare do të jetë në rënd të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.
